Lajme

Vazhdon gjendja e rëndë në Gjermani, shënohet rekord i zi

Agjencia gjermane për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve raportoi të premten se në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18.681 raste me COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve brenda një dite në ekonominë më të rëndësishme gjermane, transmeton Gazeta Express.

Rastet e reja e çuan numrin e përgjithshëm të të infektuarve në pothuajse gjysmë milioni, që është ndër shifrat më të larta në Evropë.

Autoritetet gjermane i kanë vendosur pothuajse të gjitha rajonet e Austrisë dhe Italisë në listën e zonave me rrezikshmëri të lartë të pandemisë, shkruan Associated Press.

Udhëtarët që vijnë nga vendet që ndodhen në këtë listë, e cila përditësohet çdo javë, janë të detyruar të futen në karantinë dyjavore dhe ta bëjnë testin për koronavirus. Ata që dalin negativë në këtë test mund të dalin edhe nga karantina.

Kritikët kanë thënë se pragu prej 50 rasteve të reja në javë për 100.000 banorë, që është kriteri kryesor për vendosjen e shteteve në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, tashmë është kaluar edhe në një pjesë të madhe të Gjermanisë.