Lajme

Vazhdojnë aktivitetet e IKMK’së në komunën e Lipjanit në kuadër të projektit “Fuqizimi i transparencës mbi të drejtat e njeriut”

Sot, kanë vazhduar aktivitetet e IKMK’së në komunën e Lipjanit në kuadër të projektit “Fuqizimi i transparencës mbi të drejtat e njeriut”.

Njoftimin e ka bërë sekretari i IKMK’së, Armedn Ahmeti, i cili përmes një postimi në facebook, ka treguar se edhe në këtë takim kishte pjesëmarrës aktivistë, studentë e përfaqësues të shoqërive civile të komunës së Lipjanit.

Njoftimi i plotë:

Lira e shprehjes dhe të drejtat e njeriut, ishte tema e trajnimit e mbajtur ne komunën e Lipjanit në kuadër të projektit “Fuqizimi i transparencës mbi të drejtat e njeriut”, implementuar nga Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) dhe financuar nga Community Development Fund – CDF.

Aktivistë, studentë e përfaqësues të shoqërive civile të komunës së Lipjanit, ishin sot pjesëmarrës në trajnim. Ata do të vazhdojnë tutje bashkë me të rinjtë nga komuna e Obiliqit dhe Prishtinës në aktivitetet e radhës, me qëllim të vetëdijësimit për të drejtat e njeriut dhe mediat!

#vazhdojme


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?