Lajme

Vazhdimisht në rritje rastet me Covid-19 në Prishtinë, Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët

Prishtina po shënon rritje të rasteve me Covid-19, ndërsa kryetari, Shpend Ahmeti thotë se kjo gjë është shqetësuese.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 3103 raste me #covid19 prej të cilave 1536 raste janë ende aktive. Kemi 1533 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 34 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, u shpreh ai, raporton Indeksonline.

Ahmeti bën apel që të mbartni maskën, e cila mbetet një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Njoftimi i plotë: