Lajme

Varroset 4 vjeçari nga Ferizaj që vdiq në Zvicër

Gati një javë nga vdekja e tij, dje në fshatin Kosinë të Ferizajit është varrosur 4 vjeçari kosovar, Zenel M.



Lajmi raportohet nga gazeta e famshme zvicëriane, Blick.

Zenel M. humbi jetën javën e kaluar pasi kishte rënë në një lumë në vendin e quajtur Aahbach.

Momenti tragjik kishte ardhur pasi fëmiu i kishte ikur nga dora nënës së tij në një vend lojërash për fëmijë.