Valon Syla drejtuar deputetit të VV-së: “Ka jetuar me nënën në Prizren në depresion se ska pas as zanat”
Gazetari Valon Syla ka reaguar mbi deklaratën e deputetit të VV’së, Artan Abrashit ku ky i fundit në Kuvend tha se “kemi me jua përmend 20-vjetëshin për 4 vjet t’lume”.
Syla përmes një komenti në facebook ka thënë se, deputet Abrashi, 20 vjet ka qenë pa punë. Andaj, tash kur të vjen koha me punu, ky thotë kam hek 20 vjet.
“Le ta përmend. Se 20 vjet ka qenë pa punë ky. Ka jetu me Nonën në Prizren në depresion se ska pas as zanat, as profesion, por ka shitë kopalla… edhe naj ditë. Tash kur vjen koha me punu, ky thotë kam hjek 20 vjet. Pafatësia, gjen gjithmonë fajtorë. Apo jo?”, ka shkruar Syla.