Lajme

Valon Syla: Albin Kurti krejt janë duke qeshur me ty

Gazetari Valon Syla ka thënë se të gjithë po qeshin me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e punësimeve familjare.

Sot në Kuvendin e Kosovës u ngrit çështja e punësimeve familjare nga ana e VV-së për të cilat u kërkuar llogari nga Kurti.

Kryeministri Albin Kurti e ka marrë fjalën në Kuvend për t’u përpjekur që ta arsyetojë angazhimin e anëtarëve partiakë dhe të afërmve të zyrtarëve të LVV-së në institucionet shtetërore. Gjersa kryeministri ka thënë se të emëruarit janë profesionistë e të përgatitur, deputetët e Kuvendit nisën të qeshnin, ndërsa kreu i Qeverisë vazhdonte të thoshte se me angazhimin e anëtarëve partiakë dhe të afërmve nuk kanë bërë asnjë shkelje, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se ata që u angazhuan në institucione si të afërm, janë të përgatitur e profesional, ndërsa tha se vendimmarrja përmes mbiemrave të farefisit apo punësimi familjar nuk janë vlera të qeverisjes së mirë.

E Syla ka komentuar këto zhvillime.

“Albin Kurti janë tu kesh me ty krejt për punësimet familjare. Veç po shujnë se presin me çnuk najsend prej 50.3%. Kur e marrin vesh, që s’ka vend mo, ku mi shti nëpër puna… Të shpallin Palaqo, qysh je”, ka thënë ai. /Express/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?