Lajme

Valdete Daka deklarohet pas shkarkimit të saj, ja çfarë thotë për Vjosa Osmanin

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shkarkimin e saj, shkruan Gazeta Metro.

Daka para mediave ka thënë se arsyet e rradhitura nga Osmani në vendim janë të paqëndrueshme dhe lehtësisht të rrëzueshme.

Ajo ka thënë se do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë ligjore dhe se Vjosa Osmani i ka kërkuar dorëheqjen në këmbim me një falënderim.

“Arsyet janë këto që i ka shkruar në vendim. Arsyeja kryesore ka qenë se mbledhjet janë të tensionuara.”, tha Daka.

Ajo tha se presidentja Vjosa Osmani dje e ka përmbushur kërcënimin e saj për shkarkim të saj nga pozita e kryetares së KQZ-së.

“Dje me vendimin e saj, presidentja e Kosovës e ka përmbushur kërcënimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore për shkarkimin tim. Dua të ju bëjë të ditur qysh në fillim se ky është një vendim jokushtetues dhe I pambështetur në Ligj. Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi I dhënë për shkarkimin tim jo vetëm që është I paligjshëm, kontradiktor me veten por edhe qesharak. Të akuzohem për mospunë, dhe për vendime kolegjiale të marra nga të gjithë anëtarët e KQZ-së dhe të ndëshkohem vetëm pse e kam aplikuar Kushtetutën dhe Ligjin, është absurditet I llojit të vet dhe mbi të gjitha gjasat vendim I porositur”, ka thënë Daka.

Daka deklaroi se emërimi i menjëhershëm i kryetarit të ri, ka dëshmuar se vendimi për shkatërrimin e saj ishte i përgatitur më herët.

“Shihet qartë se ishte I përgatitur më herët dhe kjo dëshmon edhe emërimin e menjëhershëm të kryetarit të ri. Këtij shkarkimi I ka paraprirë edhe një takim në të cilin ajo ka kërkuar që unë të jap dorëheqje në mënyrë të vullnetshme si dhe unë të marrë në këmbim një mirënjohje për punën që e kisha bërë, duke përfshirë edhe mundësinë e bashkëpunimit në tutje. Kjo ishte e papranueshme për mua”, deklaroi më tutje ajo.

Ish-kryetarja e KQZ-së foli edhe për përplasjet e saj dhe presidentes Osmani. Sipas saj çdo gjë filloi kur ajo dhe disa anëtarë të KQZ-së e kanë kundërshtuar certifikimin e kandidatëve që janë të dënuar në tri ditët e fundit.

“Kërcënimet publike të presidentes Osmani kanë nisur qysh nga janari I vitit 2021, kur unë dhe shumica e anëtarëve të KQZ-së, edhe pse në presion në madh ishim në mbrojte të aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese për moslejimin e kandidimit të personave që janë të dënuar në tri vitet e fundit. Presidentja Osmani një ditë pas këtij vendimi përmes një video-mesazhi kërcënoi me shkarkim”, deklaroi më tutje ajo.

Ndër të tjera, Daka tha se Osmani në arsyetimin për shkarkim ka përfshirë edhe akuzat e pabaza të disa anëtarëve të KQZ-së, duke aluduar kështu në përfaqësuesit e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alim Rama.

“Ky presion I porositur ka vazhduar edhe më vonë nga përfaqësuesit e një subjekti politik. Ata ndaluan mbledhjet, thoni akuza të pabaza dhe presidentja nuk reagoi për to. Akuzat e tyre I gjeni sot edhe në arsyetimin e presidentes për shkarkimin tim. Argumentet e presidentet janë lehtësisht të rrëzueshme dhe nuk duhet shumë mund për to”, tha ajo./gazetametro.net


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?