Lajme

Vala e re e Covidit, ja çfarë po paralajmëron Arben Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se Kosova mund të goditet nga një vale e re e COVID-it.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më shumë, pasi në rast që vendi goditet nga një vale e re të jetë popullata sa më shumë e vaksinuar.

“Shansat janë të mëdha për një valë të re. Edhe nëse do të ketë valë të re, nëse vaksinohen qytetarët numri i fataliteteve do të jetë shumë më i ulët se në valët e tjera”, ka thënë Vitia në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i rasteve aktive është 460.

LEXO EDHE:  Polica arreston dy shtetas të Serbisë në veri, iu gjetën armë, narkotikë e simbole nacionaliste serbeç