Lajme

Vaksinohet 101-vjeçarja nga Prizreni

E moshuara Naile Memaj nga Zhuri i Prizrenit, gjatë ditës së sotme është vaksinuar nga shërbimi mjekësor i QKMF-së në Prizren.

Ajo është ndër personat më të moshuar deri me tani pasi gëzon shëndet të mirë në moshën 101 vjeçare.

Ajo, pasi ka marrë vaksinën ka sugjeruar të gjithë të moshuarit e tjerë që të marrin vaksinën pa ngurrim, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët, ndërsa familjarët e saj i kanë uruar asaj shëndet dhe jetë edhe më të gjatë.

Në Kosovë, pas vaksinimit të personalit shëndetësorë ka nisur vaksinimi për personat mbi moshën 58 vjeçare.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?