LajmeShëndeti

Vaksina apo infektimi me Covid: Studimi zbulon se kush sjellë efekte anësore më të rrezikshme

Infeksioni me Covid-19 rriti rrezikun e miokarditit shumë më tepër sesa vaksinimi – rreth 11 raste për 100,000 njerëz të vaksinuar, zbuluan ata.

Një studim i madh që përfshin afër 2 milionë njerëz në Izrael, tregon se vaksina e Pfizer/BioNTech rrit paksa rrezikun e inflamacionit të zemrës dhe ënjtjes së nyjeve limfatike.

Por gjithashtu zbuloi se infektimi me Covid-19 rrit rrezikun e inflamacionit të zemrës edhe më shumë – plus rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut, sulmeve në zemër dhe diagnostikimeve të tjera vdekjeprurëse.

Është studimi i parë më i madhi, që krahason rreziqet e vaksinimit me infektimin e drejtpërdrejt me Covid, duke nxjerrë si rezultat se pasojat e infektimit janë shumë më të mëdha nga efektet anësore të vaksinës.

Ata gjetën raste shtesë të miokarditit, një lloj inflamacioni i zemrës që është i lidhur me të dyja vaksinat, Moderna dhe Pfizer. Kjo dallohej në 3 raste për 100,000 njerëz të vaksinuar dhe u pa pothuajse tërësisht te të rinjtë.

Infeksioni me Covid-19 rriti rrezikun e miokarditit shumë më tepër sesa vaksinimi – rreth 11 raste për 100,000 njerëz të vaksinuar, zbuluan ata.

Ata gjetën edhe disa zbulime të tjera.

“Disa efekte fillimisht të papritura u panë në rezultatet e studimit aktual. Vaksina Pfizer duket se është mbrojtëse ndaj kushteve të caktuara si anemia dhe hemorragjia intrakraniale,” shkruan ata.

“Të njëjtat simptoma të padëshiruara janë identifikuar gjithashtu si komplikime të infeksionit SARS-CoV-2, kështu që duket se efekti mbrojtës i vaksinës ndërmjetësohet përmes mbrojtjes së saj kundër infeksionit të padiagnostikuar SARS-CoV-2”, shtuan ata.

Dr. Grace Lee, një pediatre në Universitetin e Stanfordit, e cila kryeson Komitetin Këshillimor të Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për Praktikat e Imunizimit, tha se gjetjet ofrojnë njohuri të vlefshme.

“Çelësi për krahasimin e këtyre rreziqeve varet nga rreziku i infeksionit SARS-CoV-2 tek një person individual dhe ky rrezik mund të ndryshojë sipas vendit dhe me kalimin e kohës. Megjithatë, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të pandemisë globale, rreziku i ekspozimit ndaj SARS-CoV-2 duket se është i pashmangshëm”