Lajme

Vajza e gjenë babain e saj pa shenja jete, policia jep më shumë detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Afrim Zhitia” në kryeqytet. Një vajzë e ka gjetur të vdekur babain e saj në banesën ku jetonte.

Ai dyshohet se për një kohë qëndroi i mbyllur në dhomë, pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali dje ka raportuar se dyshohet për vetëvrasje.

Derisa, në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:00.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.