Lajme

Ushtari i UÇK’së këndonte: “Ani moj Shqipni mos thuj marova” në front përballë ushtrisë serbe

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është institucioni i vetëm politiko-ushtarak i formuar nga populli shqiptar që me luftën e saj të drejtë e të pastër përfundimisht jetësoi kauzën dhe angazhimin kombëtar të të gjitha brezave dhe lëvizjeve kombëtare që kishin për qëllim çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të grumbulluar nga të gjitha viset shqiptare, kishin një qëllim të vetëm: Të luftonin deri në vetëflijim për çlirimin e plotë të Kosovës nga Serbia.

Kjo video paraqet më së miri atdhedashurinë e çdo ushtari të UÇK’së për Kosovën dhe Shqipërinë