Lajme

Urimi madhështor i kryediplomates Haradinaj-Stublla

Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar të gjithë shqiptarët e besimit Islam për festën e Kurban Bajramit.

Ajo ka lartësuar në urim harmoninë fetare tek shqiptarët duke uruar që kjo të kultivohet edhe më tutje.

“Festat gjithmonë kanë bashkuar e forcuar familjet tona, na kanë afruar e bashkuar me njëri tjetrin, duke ngritë e lartësuar harmoninë ndërfetare si vlerë kombëtare ndër shqiptarët, dhe duke forcuar ndjenjën e bashkimit, mirënjohjes, dhe mëshirës. Këtë çelës bashkëjetese fetare, shqiptarët duhet të ruajnë e kultivojnë përtej besimit personal.

Sot kur urojmë shqiptarët dhe botën mbarë për festën e Kurban Bajramit, poashtu lutemi për secilin, për bashkëatdhetarët tanë të shpërndarë anembanë botës, për familjarët tanë kudo ndodhen – nga distanca, pa dorështrëngim, me solidaritet nga thellësia e zemrës – për shëndetin e secilit kudo ndodhet në këtë kohë krize shëndetësore.

Uroj që Kurban Bajramin të vie në familjet e shtëpitë shqiptare me mbarësi, shëndet, e solidaritet me njëri tjetrin” shkruan Meliza Haradinaj-Stublla në urim.