Lajme

Universiteti i Prishtinës me një njoftim të rëndësishëm për formën e mbajtjes së mësimit

Njoftoheni se në mbledhjen e mbajtur më 7 tetor, Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që, për shkak të pandemisë COVID-19,  procesi mësimor (ligjëratat, mësimi klinik, ushtrimet laboratorike dhe numerike apo mësimi nga fusha e arteve) të mbahet në formë të kombinuar (fizike ose online).

Sipas këtij vendimi, secila njësi akademike vendos vetë për formën e organizimit të procesit mësimor, varësisht nga vlerësimi i gjendjes momentale lidhur me COVID-19 si dhe nga rekomandimet e IKSHPK-së.

Përgjegjës për respektim të këtyre vendimeve apo rekomandimeve të IKSHPK-së janë njësitë akademike përkatëse.

https://www.uni-pr.edu/desk/inc/media/03CD9E08-18F2-460C-8372-A8F5C002F711.pdf


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?