Lajme

“Unë jam ma i mirë dhe ma i pakorruptuar se Albin Kurti”

Mbrëmë në emisionin DPT të Fidan Jupollit si mysafir ishte i ftuar deputeti Bekë Berisha.



Sipas deputetit të AAK-së Albin Kurti është vetëm një demagog që nuk do të arrij kurrfarë ndryshimi në qeverisjen e tij.

“Prej momentit që do ta merr pushtetin Albin Kurti njerzve nuk do të ju interesoj se çfarë tha por çfarë bën në terren. Ai ka me u detyru me i ndryshu fjalët se nuk ka me pas mundësi me qeverisë me parimet e tij” ishin disa prej parashikimeve të deputetit Berisha për qeverinë Kurti.

Intervista kishte shumë nota humori gjatë gjithë kohës duke marrë parasysh retorikën autentike që deputeti Bekë Berisha përdor, por momenti më kulminant ishte kur deputeti shfrenon fantazinë dhe e shpall vehten më të mirë dhe më të pakorruptuar se kryeministri në ardhje Albin Kurti.