Lajme

Udhëtojnë me veturë mes flakëve dhe i luten Zotit për ndihmë

Një video e publikuar online po bën xhiron e botës. Bëhet fjalë për një familje që po udhëton me veturën e tyre mes një zone pyjore në Paradise, në jug të Kalifornisë, e cila është përfshirë ditët e fundit nga zjarre masive.

Videon e regjistroi Brynn Chatfield ndërsa bashkëshorti i saj Jeremy po e drejtonte veturën. Në video dëgjohet zëri i saj që i lutet zotit: “At qiellor, të lutem na ndihmo. Na ndihmo të shpëtojmë”.

Deri tani janë shkrumbuar 20 mijë hektarë dhe mbi 30 mijë persona janë evakuuar.

Nga kjo katastrofe kanë humbur jetën pesë persona, të cilët janë gjetur të shkrumbuar në veutrat e tyre.