Lajme

Ua uroi serbëve Vidovdanin, Milaim Zeka i reagon Richard Grenell’it

Ish- emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përkujtuar sot festën e Vidovdanit.

Grenell përmes Twitter’it, ka thënë se në këtë ditë, në vitin 1389 filloi beteja kundër osmanëve në Kosovë.

Pas këtij tweet’i, ka reaguar gazetari Milaim Zeka, ku ky i fundit në facebook’un e tij i ka përkujtuar Grenellit se Sulltan Muratin e kishte vrarë Millosh Kopiliqi, nga Drenica.

“Kjo betejë ishte në mes të krishteteve dhe turqeve. Imagjinoni sikur Grenelli të shkruajë nesër edhe për atomet në fizikë, ose rreth zbulimit të viagrës…!!”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i Zekës:

Dy fjale per Grenellin

Ish ambasadori amerikan, Richard Grenell, ua uroi sot serbeve fashista , Vidovdanin.

Ne shqiptaret e kemi nje fjale te urte popullore, e cila i shkon shume Grenellit: Budallem mos e vet se te tregon vet qe eshte budalle. Duke u perzi ne historine ballkanike, Grenelli tregoi dhe deshmoi qe eshte nje idiot ne histori, i cili perzihet edhe aty ku nuk ja ka haberin.

Sulltan Muratin e vrau Millosh Kopiliqi, nga Drenica. Kjo beteje ishte ne mes te krishteteve, dhe turqeve. Imagjinoni sikur Grenelli te shkruaje neser edhe per atomet ne fizike, ose rreth zbulimit te viagres…!!!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?