Lajme

“Ua kemi treguar vendin atyre që donin të tregtonin me kufijtë – qofshin të brendshëm apo të jashtëm”

Gjykata Kushtetuese ditë më parë e ka shpallur anti-kushtetues ekipin negociator për dialog me Serbinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë Parlamenti duke votuar këtë delegacion ka pasur për mision – gjithëpërfshirjen.

“…edhe sa herë dëmtohet gjithëpërfshirja dëmtohet kredibiliteti i atyre që përfaqësojnë Kosovën, e dini që 2/3 duhen për ta aprovuar një marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, njofton Klan Kosova.

“Unë nuk kam marrë rol në dialog dhe nuk jam fare i mërzitur – për mua nuk ka pasur dialog, ka qenë një proces i devijuar. Unë jam shumë i gëzuar që ai proces ka arritur ku ka arritur dhe tash e kanë marrë adresa shumë serioze në dorë”.

“I falënderoj edhe opozitën, nuk jam i mërzitur me ata i falënderoj për përkrahjen që na kanë dhënë që ta mbrojmë integritetin dhe tërësinë territoriale”.

“Jam i kënaqur që ua kemi tregu vendin të gjithë atyre që kanë dashur të bëjnë tregti me territorin dhe kufijtë, qofshin ata të të jashtëm, apo të brendshëm. Kjo është fitore historike e Kosovës.

“Unë hapat e ardhëm nuk i marrë vet, asnjëherë nuk mund të punojë pa gjithëpërfshirje dhe pa rolin e të gjithëve, LDK, Vetëvendosje, PSD. Unë mundem me qeverisë, por nuk mundem ta përfaqësojë Kosovën pa gjithëpërfshirje”. /klankosova.tv


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19