Lajme

U “thyen” me AAK’në, por në këtë moment Nisma ia jep lajmin e mirë kryeministrin Haradinaj

Shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka treguar nëse deputetët e partisë së tij do të votojnë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.



I pyetur në “Debat Plus” nëse tre deputetë të Nismës do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë, ai tha se kjo nuk do të ndodhë.

“Jo, Nisma momentalisht nuk do të votojë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Nisma është në bashkëbisedim me partnerët e koalicionit, në mënyrë qe pastaj, të merret drejtimi i duhur.

Ai ndër të tjera, tha se janë 5 tema, mbi bazën e të cilave, edhe mund të vendoset për zgjedhjet e ardhshme.


Ndërkaq, ministri nga Nisma, Endrit Shala tha se kanë dallime për tema të ndryshme.

Ai tha se pret bashkërendim për tema të caktuar, bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës.