Lajme

U shpallën të zhdukura/ Këtu u gjeten tri vajzat kosovare në Gjermani

Janë gjetur shëndosh e mirë tri vajzat shqiptare që u shpallën të humbura në Gjermani. Tri vajzat e reja shqiptare, Denisa, Anila dhe Suela, të cilat nuk janë lajmëruar nga dita e shtunë e javës që lamë pas janë gjetur në stacion të trenit në Duisburg.

“Policia ka marrë tre adoleshentët në stacionin e trenit në Duisburg. Janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe i kemi njoftuar familjet e tyre. Tri vajzat kanë qenë të gjitha bashkë, janë shëndoshë e mirë, janë dërguar në stacion nga kolegët, ku janë marrë nga kujdestarët ligjorë”, tha zëdhënësi.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Lipjan, publikohen pamjet

Denisa, Anila dhe Suela nuk janë lajmëruar që nga dita e shtunë dhe u shpallën si të humbura nga policia gjermane. 15, 16 dhe 17 vjeçaret kanë qenë në kërkim që nga e shtuna. Një familjar i tyre ishte marrë vesh që t’i priste tek stacioni i autobusëve në Bergkamen, por që asnjëra prej tyre nuk u bë e gjallë atje.