Lajme

U rrah para disa ditëve, kjo është gjendja e ekstremistit Luigj Marku

Personazhi ekstremist fetar i rrjeteve sociale, Luigj Marku u rrah para pak ditësh live në një park teksa ishte duke bere një video live në TikTok.

Imazhi i personit që e rrahu u pasqyrua në xhamin e syzeve te tij.

Fotoja e Gashit u bë virale në rrjetet sociale, teksa ai ka mohuar ngjarjen.

Të afërm të Luigj Markut kanë reaguar në rrjetet sociale mbi dhunën që ushtruan ndaj këtij të fundit duke thënë se i kanë prerë hundën.

“Tash ç’a u bo? E kapën e neutralizun, e gutën në makinë e çunë në hije të një peme. E majtën keq, i kanë pre hunën. I kanë ra keq ktu e kanë pre në faqe, i kanë fut i plumb në kofshë. Se ky ka qenë sakat…”,-ka deklaruar miku i vëllait të Markut në një video në TikTok.

VIDEO

Kujtojmë se Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok, e ka “pësuar keq”.

Gjatë një “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është dhunuar nga disa persona. Në momentin që është dhunuar, Marku ndodhej në një park.

Disa shqiptarë që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta dhunojnë. Në këtë moment video “live” është ndërprerë.

Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit.