Lajme

U prezantua si polic, ky kosovar përvetësoj 300 mijë euro

Një shtetas kosovar 35-vjeçar dhe një gjerman 26-vjeçar që akuzohen se përmes një mashtrimi telefonik duke u paraqitur si policë, kanë përvetësuar para nga disa të moshuar në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali

Të akuzuarit do të paraqiten para Gjykatës së Qarkut në Freiburg të martën më 19 tetor.

Përmes një mashtrimi telefonik, ata thuhet se kanë përvetësuar paratë nga disa të moshuar në rajon, përfshirë një 90-vjeçar nga Offenburgu, shkruan badenonline.de, përcjell Gazeta Sinjali.

Ata ngarkohen për 12 raste të mashtrimit në përbërje bandash dhe komerciale, dy prej të cilave kanë ngelur në tentativë, njofton prokurori publik në Freiburg.

Të dy të pandehurit aktualisht janë në paraburgim. Prokurori ka bërë të ditur se një grua Offenburg është mashtruar për mbi 170 mijë euro.

Kosovari dhe gjermani akuzohen se kanë bashkuar forcat me bashkëpunëtorë të tjerë, të panjohur më parë, dhe kjo ka ndodhur më së voni deri në tetor 2019.

Ata më pas kanë kryer mashtrime në mënyrë të organizuar, në rolin e policëve të rremë.

Sipas zyrës së prokurorit, anëtarët e bandës të paidentifikuar më parë kanë kontaktuar burra dhe gra të moshuar me telefon mes fundit të tetorit të vitit 2019 dhe marsit 2020 duke pretenduar se ishin policë.

Palët e dëmtuara janë nxitur, përveç në dy raste, të dorëzojnë shuma të konsiderueshme parash për anëtarët e bandës.

Në akuzë thuhet më tutje se 35-vjeçari ka marrë rolin e mbledhësit të parave nga personat e mashtruar ndërsa 26-vjeçari e ka transportuar atë kryesisht në vendet e krimit.

Sipas prokurorisë, një 68-vjeçar është mashtruar me 10 mijë euro ndërsa një grua një 90-vjeçare “është lehtësuar” nga paratë dhe sendet me vlerë që vlejnë mbi 170 mijë euro.

Dëmi i plotë i serisë së mashtrimit arrin në 300 mijë euro


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?