Lajme

U largua nga shtëpia për shkak të raporteve jo të mira me vjehrrën, gjendet pa ndjenja

Një grua në Gjakovë është gjetur pa ndjenja, pasi u largua nga shtëpia për shkak të raporteve jo të mira me vjehrrën e saj.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e viktimës, e cila më pas është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjakovë, 09.07.2020-13:00. Ankuesja femër kosovare e ka raportuar se vajza e saj e martuar-viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe ishte gjetur pa ndjenja, e njëjta është dërguar ne spital dhe i është dhënë ndihma mjekësore. Dyshohet se viktima është larguar nga shtëpia për shkak të raporteve jo të mira me vjehrrën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti mbetet në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE:  Gjendet edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë në veri