Lajme

U kap duke e pre drurin në Prishtinë, gjobitet me 1000 euro!

Një qytetar është kapur në flagrancë duke dashur ta prej një dru në Prishtinë dhe është gjobitur.

1000 euro është vlera e gjobës së shqiptuar nga Inspektorati i Prishtinës, për prerjen e drurit, raporton 02Press.com

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Inspektoratit Adonis Tahiri.

Postimi i plotë:

Falënderoj banorët e zonës për denoncimin e rastit me kohë, dhe ekipin tonë kujdestar për reagimin e shpejtë!

Druri shpëtoi, e keqbërësi u dënua!