Lajme

U infektua me koronavirus: Pronari i një marketi në Prishtinë detyron punëtorin të dal në punë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor në Prishtinë është detyruar të dal në punë, përkundër faktit se ishte infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.|

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:15.

“Pas pranimit të n informatës se një person pozitiv me Covid 19 është duke punuar në një market, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetë izolim nga shefi i tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Raporti i plotë:

Pas pranimit të n informatës se një person pozitiv me Covid 19 është duke punuar në një market, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetë izolim nga shefi i tij. Lidhur me rastin menaxherja e lokalit e dyshuara femër kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?