Lajme

U ftua nga Specialja: Kjo ishte fuqia e 10’shit në zgjedhjet e 6 tetorit

Rexhep Selimi njoftoi para disa minutash se kishte marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit.

Më tej, ai tha se intervistimi i tij ishte paraparë të zhvillohej gjatë javës së ardhshme në Zyren e Prokurorit të Specializuar në Holandë.

Selimi akuzohej nga kryeministri në dorëheqje, z.Ramush Haradinaj, se pas lufte kishte shpëtuar pa therë në këmbë – duke iu referuar kryesisht mungesës së aktakuzave në drejtim të anëtarit të Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Por, si u radhit “Dhjetëshi” në këto zgjedhje?

Selimi ia doli që në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit t’i merrte 16 mijë e 96 vota duke u renditur ndër të parët në partinë e tij dhe duke e siguruar pjesëmarrjen në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës. /Periskopi