Lajme

Dje u ftua nga Gjykata Speciale, Nezir Çoçaj ka një mesazh për qytetarët

Gjatë ditës së djeshme, kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas degës së OVL- së së UÇK-së në Has, Çoçaj pritet të paraqitet për intervistim ditët në vijim.

Një ditë pas, Nezir Çoçaj u është drejtuar të gjithë mbështetsve me një mesazh përmes profilit të tij në facebook, të cilët i ka falënderuar për përkrahjen e tyre pas zyrtarizimit të
kandidaturës për deputet, raporton Korrespodenti.

“Ju siguroj qe rrugëtimin tim për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, tash e 30 vite nuk ka gjë që e ndal”, ka shkruar ai në mesazhin e tij. /Korrespodenti

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?