Lajme

Turqia hap aeroportin gjigand, investim prej 8 miliardë dollarësh

Këtë javë Turqia do të hapë plotësisht aeroportin e ri gjigand në Stamboll.



Transferimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, në aeroportin e ri të Stambollit, i cili kap vlerën e 8 miliardë dollarëve, ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ky proces pritet të kompletohet më 7 prill. Trafiku ajror do të ndalet në të dyja aeroportet për 12 orë, duke nisur më 6 prill, derisa pritet që edhe disa autostrada të mbyllen gjatë kësaj kohe.

Kompanitë ndërkombëtare pritet të rinisin fluturimet nga objekti i ri në mesnatën e 6 prillit.

Aeroporti i ri, në anën evropiane të Stambollit është inauguruar nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan më 29 tetor.

Hapja zyrtare është shtyrë tre herë për shkak të punimeve. Ky aeroport planifikohet t’iu shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve brenda një viti deri më 2027.


Përveç tij, edhe aeroporti, Sabiha Gokcen, që gjendet në anën aziatike, do të vazhdojë të jetë i hapur në Stamboll.