Lajme

Trupat amerikane në veri, Latifi me ironi: Gabim, janë arabë

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, i cili është shumë aktiv në analizimin dhe komentimin e zhvillimeve politike ka bërë një reagim në profilin e tij pas raportimeve për vendosjen e trupave amerikane në veri të Mitrovicës.

Latifi me ironi ka thënë se mediat po raportojnë ‘gabimisht’ meqë ushtarët që janë vendosur atje janë “arabë”.

Një reagim i tillë i Latifit vjen në kohën kur në Kosovë po diskutohet lejimi i shamisë në shkolla edhe për nxënësit e moshës 16 vjeçare.

“Mediat: “Amerikanët vendosen në Mitrovicën e Veriut pas dështimit të negociatave në Bruksel”. Jo more gabim e kanë, ushtarë arabë janë kta, kqyrni mirë”, ka shkruar Latifi.