Lajme

Trump kërkon shkarkimin e prezantuesit që përdori shprehjen “terroristë” për myslimanët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi dhe kërkoi shkarkimin nga puna të prezantuesit të kanalit televiziv MSNBC, Joy Reid për përdorimin e shprehjes “terroristë myslimanë” në një transmetim.

Reid tha në një transmetim televiziv dje se Trump dhe mbështetësit e tij janë radikalizuar, duke thënë se kjo është sikurse “terrorizimi” i njerëzve në vendet myslimane.

Pas transmetimit në fjalë, shumë përdorues të mediave sociale thanë se deklarata e Reid-it ishte “islamofobe” dhe “raciste”, duke reaguar ndaj asocimit të terrorizmit me myslimanët nga ana e Reid.

Ndërkaq, duke reaguar në lidhje me skandalin, Trump shkroi në median sociale se “I paafti Joy Reid duhet shkarkuar nga puna për përdorimin e shprehjes ‘terroristë myslimanë’, që është një fjalë e tmerrshme”.

“Një ksenofobi dhe racizëm i tillë në MSNBC. Çdokush tjetër do të largohej shpejt”, tha Trump.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?