Lajme

Trump flet për gjendjen shëndetësore, tregon se çka po e bën të ndihet mirë në përballje me CoVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha po ndihet mirë, nteksa po lufton me koronavirusin.

Numri një i Amerikës është dërguar në spital ushtarak, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, një ditë më parë.

“Mjekët, infermierët dhe të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore “Walter Reed”, dhe të tjerët nga institucionet tjera të mahnitshme që i janë bashkuar atyre, janë të mrekullueshëm! Përparim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë 6 muajve të fundit në luftën kundër këtij virusi”, ka shkruar Trump, në Twitter, në mbrëmjen e së shtunës.

“Me ndihmën e tyre, po ndihem mirë!”, ka ‘cicëruar’ presidenti amerikan.