Lajme

“Trullça, amatera, ma lehtë qeshtu”: Berat Buzhala ‘godet’ Arben Vitinë për masat e reja

Gazetari Berat Buzhala ka hedhur kritika drejt qeverisë rreth masave të reja, për mbajtjen e maskave në rrugë edhe për të vaksinuarit, shkruan Gazeta Metro.

Buzhala nuk po pajtohet me masat të cilat vlejnë njëjtë si për të vaksinuarit, ashtu si ata që nuk kanë marr vaksinat.

“Pse duhna me pasë maskë në rrugë, nëse policit mundem me ia dëshmu të ashtuquajturen pasaportë të vaksinimit”, ka shkruar ndër të tjerash Buzhala në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Do te thote njejte, sikur na qe i kemi marre vaksinat, sikur keta qe si kane marre vaksinat?

Pse duhna me pase maske ne rruge, nese policit mundem me ia deshmu te ashtuquajturen pasaporte te vaksinimit?

A nuk do te duhej qe privilegjet tona me sherby si karrem, si grep, per keta qe nuk dojne me u vaksinu? Pra, nese me shohin pa maske ne rruge, nese me shohin ne stadium, nese me shohin ne kafe brenda, keta qe i refuzojne vaksinat me thane “e bre nanen kqyre ky?”

A trullça? A amatera? A po ju vjen ma lehte qishtu, plus denimet?


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?