Lajme

Tronditet LDK në Mitrovicë, vdes aktivisti i kësaj partie

Kryetari i LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka vdekur aktivisti i kësaj partie, Fazli Brahimi.

Postimi i plotë nga Kamberi

Lajm shumë i hidhur, vdekja e Fazli Brahimit nga Kçiqi.

Fazliu ishte aktivist i shquar i LDK-së në Mitrovicë. Besimi i tij në shtëpinë politike të Ibrahim Rugovës ishte gjithnjë i pa lëkundur.

Unë dhe gjithë bashkveprimtarët tjerë do ta kujtojmë Fazliun gjithmonë për virtytet e tij të larta tradicionale e patriotike.

Ngushllime për familjarët dhe gjithë farefisin!