Lajme

Tronditëse/ Burri ther me thikë gruan, dërgohet me urgjencë në spital

Policia ka arrestuar një 73 vjeçar nga Kamza pasi goditi me thikë bashkëshorten e tij gjatë një sherri. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi i nguli i thikën bashkëshortes, ai tentoi të largohej kur pa se po afroheshin efektivët e policisë, megjithatë në fund u kap.

“Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi N. P., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.

Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Goditi me thikë bashkëshorten në banesë, vihet në pranga 73-vjeçari, me precedent të meparshëm penale në krimet kundër personit.

Sekuestrohet thika me të cilën autori kryeu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi N. P., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.

Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N. P., për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?