Lajme

Shqipëri: Tri ditët e ardhshme nuk do të mbahet mësim për shkak të borës së rënë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri ka njoftuar se në gjithë vendin nuk do të mbahet mësim për tri ditët e ardhshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Ndërkaq ministrja e kësaj ministrie, Evis Kushi, ka thënë se njëri prind, gjatë këtyre tri ditëve, mund të qëndrojë me fëmijët në shtëpi, pa pasoja administrative apo financiare.

“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, ka shkruar Kushi në Facebook.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje