Lajme

Tre vdekje të dyshimta në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit- Policia jep detaje

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar tre vdekje të dyshimta në Kosovë.

Viktimat raportohen të jenë gjetur në Prishtinë, Gjilan dhe Viti.

“Prishtinë 29.01.2022-Është raportuar se trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në raport.

Ndërsa në Gjilan burri e ka gjetur gruan të vdekur në shtëpi, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet nga policia.

“Viti 29.01.2022-23:33.Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.”

LEXO EDHE:  Hovenier: Sulmi në veri u krye nga një grup profesionistësh, dikush i ka pajisur me armatim të rëndë