Lajme

Tre të vrarë, gjashtë të plagosur në një shkollë në Miçigan

Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën nga të shtënat në një shkollë të mesme në Miçigan, thanë autoritetet.

I dyshuari i vetëm, një 15 vjeçar është arrestuar, shkruan cbsnews.com, transmeton Klankosova.tv.

Teksa i dyshuari u mor në paraburgim brenda pesë minutave, tha McCabe.

Policia ka sekuestruar në vendngjarje një pistoletë gjysmë automatike.

Ndërsa Policia nuk i identifikoi viktimat e vdekura, por tha se një nga gjashtë personat e plagosur ishte mësuese në shkollën e mesme.

Autoritetet janë duke kryer një kontroll dytësor në shkollë për të gjetur ndonjë viktimë shtesë.