Lajme

Tre të vdekur nga Covid-19

Gjithsej 58 raste të vdekjes nga COVID-19 janë regjistruar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Numri i të vdekurve është bërë i ditur përmes njoftimit të IKSHPK-së, të premten mbrëma.

“Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, shkruhet në të.

Të enjten mbrëma, IKSHPK-ja kishte bërë të ditur për 55 raste të vdekjes.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?