Lajme

Tre persona të infektuar me virus nuk respektojn rregullat, dalin në qytet, hasin në policë

Tre persona dje nuk kanë respektuar vendimin për vetëizolim, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, një mashkull dhe dy femra që janë deklaruar të infektuar me koronavirus nuk qëndruar në shtëpi.

Ndaj tyre është inicuar rast në procedurë të rregullt.

“·Prishtinë 11.06.2020 – 08:40. I dyshuari mashkull kosovar nuk kishte respektuar vendimin për vetëizolim. Në lidhje me rastin, në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit iniciohet rasti dhe i njëjti shkon në procedurë të rregullt.

·Prishtinë 11.06.2020 – 13:50. Një njësi policore në vendngjarje lidhur me një aksident trafiku, kishte hasur në dy të dyshuara femra kosovare, të cilat kishin deklaruar se ishin të infektuara me Covid-19. Ndaj të dyshuarave është inicuar rast në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?