Lajme

Trajtimi i pabarabartë nga BE-ja: Ku është flamuri i shtetit të Kosovës?!

Bashkimi Evropian po e trajton Kosovën në mënyrë të pabarabartë në raport me Serbinë, sa i përket përfaqësimit të simboleve shtetërore.

Dy shtetet, të cilat pritet të rifillojnë bisedimet për njohje reciproke nën ndërmjetësimin e BE-së po tajtohen me standarde të dyfishta në protokollin zyrtar.

Flamuri i shtetit të Kosovës nuk ka zënë vend në takimet zyrtare që realizoi kryeministri Avdullah Hoti në Bruksel, ndryshe prej flamurit të shtetit të Serbisë, i cili është vendosur në prapavijë në takimet zyrtare që po i realizon sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me zyrtarët e lartë të BE-së, shkruan Gazeta Objektiv.

Një gjë e tillë duket qartë në takimet që përfaqësuesit e dy shteteve realizuan me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kryeministri Avdullah Hoti në takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kryeministri i Kosovës, Avdulah Hoti në takim me Oliver Varhelyi, Komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim

Ndryshe është prezantuar situata gjatë takimit që kryeminitri Hoti pati dje me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ku krahas flamurit të BE-së është ekspozuar dhe flamuri i shtetit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në takim me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister

Bashkimi Evropian mban status neutral ndaj Kosovës pasi 5 shtete anëtare: Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia e Qipro ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur rezervat e tij sa i përket udhëheqjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga Bashkimi Evropian, për shkak të mungesës së unitetit brenda shteteve anëtare të BE-së por edhe faktit se i caktuari si emisar për dialog, Mirosllav Lajcak, vjen nga Sllovakia, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Përveç Lajçakut edhe eprori i tij, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell vjen nga Spanja, shtet ky që poashtu nuk e ka njohur Kosovën. /Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19