Lajme

Trajkoviç: Thaçi e Vuçiq po punojnë bashkë për ndarjen e Kosovës

Rada Trajkoviç, në një bisedë me televizionin serb ‘N1” ka thënë se Presidentët Hashim Thaçi dhe Alaksandar Vuçiq kanë komunikim të mirë.



“Kanë kontakte thuajse të përditshme. Sinkronizojnë aktivitetet dhe shfrytëzojnë të gjitha mënyrat për ta ndihmuar e mbështetur njëri-tjetrin”.

Trajkoviç thotë së të dy janë duke punuar për ndarjen e Kosovës, të cilën ajo e sheh si një projekt që kërcënon rajonin.

Ajo shton se Vuçiq është duke manipuluar me serbët e Kosovës në zgjidhjet kombëtare të Serbisë.


Si dihet, serbët e jugut, gjithmonë kanë qenë kategorikisht kundër çdo opcioni të ndarjes së veriut nga Kosova, por edhe të negocimit, siç thonë ata, të statusit të Kosovës.