Tragjike: Vetura godet për vdekje një 80-vjeçare në Mitrovicë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 21:00 në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësore, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore e moshës 80-vjeçare.
“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare”, tha Zahiti.