Lajme

TRAGJIKE/ Vdes në moshën 22-vjeçare vajza e ish-zyrtarit të LDK’së

Ka ndërruar jetë në moshën 22- vjeçare, Alba Kryeziu, vajza e Fadil Kryeziut, themeluesit te degës dhe ish zyrtarit të lartë të LDK-së në Prizren.

Lajmi i hidhur është bërë me dije me anë të një postimi në ‘facebook’ nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në njoftim thuhet se 22 vjeçarja ishte studente në Gjermani dhe trupi i saj pritet të mbërrijë sot për t’u varrosur në vendlindje.

Ndërkaq, nuk është bërë me dije se cfarë i ka shkaktuar të resë vdekjen.

“Me pikellim te thelle morem lajmin se eshte ndare nga jeta, ne moshen 22 vjeçe, Alba Kryeziu, vajza e Fadil Kryeziut, themeluesit te deges dhe ish zyrtarit te larte te LDK-se ne Prizren, njeherit drejtues i IRSHP qe ketyre diteve eshte ne balle te luftes me pandemine Covid-19. Alba ishte studente ne Gjermani dhe trupi i saj pritet te mberrij sot per tu varrosur ne vendlindje. Te gjitha vdekjet jane te trishta, por nje vdekje si kjo rendon trishtimin e dhimbjen deri ne limitet e tyre. Humbja e Albes eshte humbje e madhe, jo vetem per familjen e shoqerine, por edhe per Prizrenin e gjithe Kosoven. Me lutje drejtuar Zotit qe, prinderve dhe familjes tua lehtesoj dhimbjen, dhe qe shpirti i Albes te prehet i qete ne boten e pertejme, dega jone i shprehe ngushellimet me te sinqerta, familjes Kryeziu,” shkruhet në postimin e LDK-së.

LEXO EDHE:  Ky është 50-vjeçari që vdiq si pasojë e goditjes nga treni në Klinë