Lajme

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në lagjen Emshir në Prishtinë

Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës njoftuan se në orët e mbrëmjes kanë pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë një qytetari në lagjen Emshir, i cili sipas telefonuesit ishte i moshës së re dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Një ekip e Emergjencës i është përgjigjur thirrjes dhe me të arritur në lokacionin te ‘Kullat e arabëve’, nga qytetarët është drejtuar tek vendi ku gjendej një i ri rreth moshës 25-vjeçare.

Pas ekzaminimit për shenjat vitale, është konstatuar se personi kishte ndërruar jetë.

Si rezultat i kësaj, burimet thonë se janë detyruar që të njoftojnë edhe Policinë e Kosovës.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur Policia, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme policore.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?