Lajme

Tragjedia në Cetinë të Malit të Zi, 11 të vdekur

Një 34-vjeçar në Cetinje të Malit të Zi, që gjuajti për vdekje disa persona.

Siç mëson vijesti.me, burri kishte shtënë me armë mbi disa bashkëkombës, në afërsi të një vendbanimi në Cetinje.

Të shtënat e para ndodhën pak para orës 16:00, kurse vijesti.me mëson se gjithçka filloi si një konflikt familjar.

Akoma nuk dihen shkaqet e sakta që çuan deri te kjo tragjedi. E një numër i madh i banorëve në Medovina janë mbledhur.

Pamjet amatore shfaqin autoambulancat duke transportuar viktimat.

Fëmijët që ishin mbledhur në Cetinje në një kamp të rinjve, janë të sigurt dhe për asnjë moment nuk kanë qenë të rrezikuar, pavarësisht se akti ndodhi jo larg vendit ku ata po qëndronin.