Lajme

Tragjedi në Zvicër: Kosovarja plagoset rëndë nga ish-bashkëshorti, ai vret veten dhe një person tjetër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të hënën mbrëma në Zvicër, ku një grua kosovare mbeti e vdekur.

Vepra e përgjakshme fillon shtatë kilometra nga pika kufitare Gaggiolo TI në anën italiane.

Blick raporton se italiani 51 vjeçari e zuri pritë bashkatdhetarin e tij 47 vjeçar në një shteg pylli. Ai e qëllon dy herë. Viktima arriti të dalë nga makina, por rrëzohet pas disa metrash dhe vdes në vend, transmeton në shqip Reporteri.net.

Autori i vrasjes kalon pikën kufitare dhe futet në Zvicër. Destinacioni i tij i radhës janë banjat termale të Stabio TI. Atij i duhen njëmbëdhjetë minuta për të shkuar në rrugën ku punon si pastruese gruaja e tij 45 vjeçare. Ngaqë është shumë vapë, dera ishte lënë e hapur. Autori hyn në ndërtesë dhe sërish dëgjohen të shtëna. Gruaja goditet në pjesën e sipërme të trupit.

Një nga dëshmitarët rrëfen ngjarjen.

“Pashë një grua të shtrirë në hyrje. Ajo lutej për ndihmë. Këmisha e saj e bardhë ishte e lagur në gjak, ishte e tmerrshme. Njerëzit dolën nga makinat e tyre, duke bërtitur në konfuzion”, tregon kjo dëshmitare.

Me të mbërritur ambulanca, vrasësi tashmë kishte qëlluar veten. Gruaja kosovare dërguar me plagë të rënda në spital. Ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Kosovarja ishte ndarë nga bashkëshorti në maj të këtij viti. Si motiv i vrasjes raportohet të jetë xhelozia.

Sipas fqinjëve ajo tash e disa kohë kishte probleme me ish-bashkëshortin. Të dy kanë një vajzë së bashku.