Lajme

Tragjedi në Kroaci! Çun Lajçi e quan gjakprishur Valon Sylen

10 persona të vdekur, 44 të lënduar, prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda, është bilanci i aksidentit të rëndë që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus me mërgimtar nga Kosova që po udhëtonin nga Frankfruti i Gjermanisë drejt Kosovës është vetaksidentuar.

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Diasporës, se të gjithë udhëtarët ishin nga Kosova, të cilët jetonin dhe punon në Gjermani.

E pas këtij aksidenti, aktori i njohur, Çun Lajçi ka shkruar disa vargje, ku ndëtr tjerash, gazetarin Valon Syla e quan “gjakprishun”, pasi ky i fundit njihet për ofendimet e rënda në drejtim të mërgimtarëve shqiptar.

Postimi i plotë:

Mërgimtarët e autobusit t’vërbuem

R.I.P

Atyne u janë sosë rrugët që kur moren rrugë

Kosovën deshten n’korrikun e kallun me marrë ngryk

e vet u korren si gruni n’mes rrugë

S’do t’i shohin ma as kullat as baballarët

tue i pritë të oxhaku me xhezve e filxhana

as lokët tue i tëhollua petët për pitet me purrih

atyne u janë thye rrugët që kur atdheun e bajtën me veti

sot vetëm u janë shterrë sytë e tha buzët

për krojet e Dardanisë

Për mërgimtarët e autobusit t’vërbuem

s’do t’ketë ma as Vlonë as Velipojë

as bjeshkë Sharri as Rugove

por as Evropë

gërrnaça s’do t’i therret ma ai gjakprishuni

që deri n’palcë i ofendoi

fushat janë ba varre n’rrugët pa rrugë

e kurrë ma s’do ta bartin Dardaninë me veti

atyne u janë sosë rrugët

neve shterrë detnat

Det, 25 korrik 2021


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?