Lajme

Tragjedi në Belgjikë, 33-vjeçari vret gruan shtatzënë dhe fëmijën 5 vjeç

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rajonin e Flanders në Belgjikë ku një 33-vjeçar vrau gruan e tij shtatzënë 28-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar në Termont. Burri është paraqitur në komisariat në orën 06:30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, raporton rrjeti rtl.

Autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë. “Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.

Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve. Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit. Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Rrjeti televiziv vëren se sipas dëshmitarëve nuk ka pasur tension mes dy bashkëshortëve./Abcnews.al./