Lajme

Tragjedi e rëndë në Kamenicë: Burri vret gruan e tij 34 vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Berivojë të Kamenicës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë gruan e tij 34 vjeçare.

Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se sipas informacioneve fillestare burri i moshës 42 vjeçare dyshohet se ka vrarë gruan e tij, për arsye ende të panjohura.

I dyshuari është arrestuar dhe rasti po hetohet.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës. Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, ka Krasniqi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?