Lajme

Tjetër grabitje e armatosur në Prishtinë, tani në marketin e njohur

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në market “KAM”, rrugës për në Matiqan të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se me armë të gjata, disa persona të panjohur kanë grabitur kasafortën dhe kanë ikur në drejtim të Matiqanit.

Punëtorët janë terrorizuar nga ky rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Do të ju mbajmë të informuar për këtë rast


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?